Meta në Danimarkë: Reforma në drejtësi, prioriteti kryesor i politikës

24/02/2016 15:30

Kreu i Kuvendit Ilir Meta është takuar me homologen e tij daneze, Pia Kjersgaard. Z. Meta falenderoi Danimarkën për mbështetjen e dhënë për integrimin europian të Shqipërisë.

“Prioriteti kryesor i axhendës politike shqiptare është reformimi pa vonesa i sistemit të drejtësisë, si kryefjalë për forcimin e luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar. Reforma, për krijimin e një klime më të favorshme biznesi për thithjen e investitorëve të huaj. Ne mbështetemi te Danimarka, si në zhvillimin institucional e demokratik, ashtu edhe për zhvillimin ekonomik të vendit”, tha Meta.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën edhe tek kriza e refugjatëve, vëmendja për të cilën është mbi vendet e Ballkanit. “Shqipëria vlerëson se BE duhet ta trajtojë krizën e refugjatëve si një sfidë të përbashkët të vendeve anëtare, së bashku edhe me vendet e Ballkanit të cilat përdoren si vende transiti”, u shpreh kreu i Kuvendit, z. Meta.

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta u takua me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Social Demokrate, z. Henrik Sass Larsen si dhe u prit nga Ombudsmani i Danimarkës z. Jorgen Steen Sorensen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA