Kontrabandë nafte, arrestohen dy doganierët e Bllatës

24/02/2016 09:40

Dy doganierë në pikën doganore të Bllatës janë arrestuar për shpërdorim detyre dhe kontrabandë mallrash.

Në sajë të operacionit “Doganieri” janë vënë në pranga Atli Kadriu, 39 vjeç dhe Almir Dema, 41 vjeç. Ata kanë shmangur kryerjen e veprimeve doganore ndaj automjetit AA 894 FO në pronësi të Enver Iskurti dhe automjetit me targë AA 317 JF në pronësi të Bujar Nezha. Gjatë kontrollit të ushtruar nga specialistët për krimin ekonomik janë gjetur një sasio e konsiderueshme nafte pa kryer procedurat doganore.

Edhe Iskurti dhe Nezha jan arrestuar për kontrabandë me mallra që paguhen akcizë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA