Kongresi i Këshillit të Evropës, mision faktmbledhës në Tiranë
24/02/2016 17:55
Kongresi i autoriteteve lokale dhe rajonale pranë Këshillit të Europës do të nisë paraditen e së enjtes një mision faktmbledhës në Tiranë, me fokus situatën në pushtetin lokal dhe demokracinë.
Gjithashtu, gjatë këtij misioni do të analizohet edhe situata post-elektorale e zgjedhjeve të 2015-s. Ky mision faktmbledhës i dedikohet në mënyrë të veçantë ndryshimeve pas miratimit të reformës territoriale.
Këshilli i Europës ka deklaruar se, “do t’i kushtohet vëmendje edhe riformatit që ka pësuar harta elektorale pas krijimit të 61 bashkive, nga 373 që ishin në të shkuarën”.
Top Channel