Gjykata e Krimeve të Rënda: Ekzaminim mjekësor për Haxhi Giun
24/02/2016 13:30
Gjykata e Krimeve të Rënda ka urdhëruar ekzaminimin shëndetësor për ish-prokurorin Haxhi Giu.
Aktualisht Haxhi Giu ndodhet i shtruar në spitalin e burgut, ku ka pasur probleme kardiake. Pikërisht për shkak të kushteve shëndetësore ai ka kërkuar lehtësim të masës së sigurisë.
Prokurori i Krujës, Giu u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar akuzën për veprën penale ‘korrupsion pasiv’. Emri i tij është mjaft i njohur në drejtësi, si prokurori që hetoi çështjen e Azem Hajdarit.
Top Channel