Balla vijon takimet me Diasporën, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së flet nga Italia: Gjithmonë krenari të takohem me shqiptarë të suksesshëm
Deputetja Mesila Doda, ka denoncuar para mediave bllokimin e draftit Doda-Idrizi për medaljet. Sipas saj komisioni i sigurisë nuk ka marr një vendim kur ka shqyrtuar këtë ligj, por e ka rikthyer në këshillin e legjislacionit, ndërkohë që propozuesit e saj nuk janë thirrur në seancën dëgjimore.
“Akt të paprecedent për parlamentarizmin pasi më 9 shkurt komisioni i Sigurisë, këtu e kam fjalën për të fortët, trimat dhe ish-sigurimsat e këtij komisioni, kanë marrë në shqyrtim ligjin për heqjen e medaljeve të titujve të nderit dhe nuk kanë marr vendim për të kaluar në seancë plenare. Përpjekje mjerane për ta ngecur ligjin pa e çuar në seancë plenare. Le ta ngelin me votë, por ndryshe parlamenti do të bllokohet deri në fund. Ndryshe ky parlament nuk do të ketë legjitimitet pasi në akt të paprecedent po tentohen të mbyllen procedurat”, tha Doda.
Znj. Doda tha se do të repsektojë rregulloren deri në ditën e fudit dhe se nuk ka bërë një kalim formal nga Partia Demokratike tek PDIU.
Top Channel