Në rolin e presidentit të Organizatës së Ombudsmanëve të Mesdheut, Avokati i Popullit Igli Totozani ka qënë në Tabanovcë, një pikë tranzitore e kalimit të emigrantëve në kufirin Maqedoni- Serbi.
“Ky është një mision faktmbledhës, për të monitoruar në terren kushtet e trajtimit të migrantëve, nëse janë në përputhje me standardet ndërkombëtare”, tha Presidneti i AOM-së z. Totozani, për vizitën në këtë pikë tranzitore të kalimit të refugjatëve nga vendet në konflikt drejt Europës Perëndimore
Në një hark kohor prej 7 muajsh, në këtë pikë tranzitore kanë kaluar rreth 700 mijë refugjatë drejt Serbisë dhe më pas kanë hyrë në vendet e Bashkimit Europian. Gjatë inspektimit, vetëm për ditën e djeshme në këtë qendër ndodheshin 617 persona nga Afganistani.
Prezenca e kategorive vulnerabël, të cilët kërkojnë mbrojtje të veçantë shtron detyrimin përpara institucioneve të ombudsmanëve, dhe institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut në të gjitha vendet, që të bashkëpunojnë me institucionet qeveritare për të adresuar sa më mirë sfidat që hasen lidhur me identifikimin dhe mbrojtjen e këtyre njerëzve.
Top Channel