Tenton të hyjë në rezidencën qeveritare, pranga 48-vjeçarit
23/02/2016 09:15
Agjentë të policisë në Pogradec kanë arrestuar në orët e fundit një person, i cili ka tentuar të hyjë me forcë në rezidencën qeveritare.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave personi në fjalë është identifikuar si shtetasi Fatos Afezi.
Sipas burimeve, ky person ka kundërshtuar me forcë rojet e rezidencës që janë përpjekur ta largojnë nga godina zyrtare.
Madije, shtojnë burimet, 48-vjeçari ka lënduar lehtë me thikë dy rojet e rezidencës.
Top Channel