Tenderat e energjisë kryhen përmes një procedure të veçantë, jashtë ligjit të prokurimeve. OSHEE merr fillimisht ofertat nga tregtarët privatë dhe pas tenderit hyn në negociata individuale me secilin prej tyre.
“Një procedurë e bazuar në negocim nuk është gjë tjetër veçse një instrument jotransparent dhe i vendos palët në një asimetri informacioni. Mbitë gjitha një procedurë negocimi sjell potencialisht dhe zgjedhje oportunistike ”, thotë Lindita Lati, drejtoersha e Autoritetit të Konkurrencës.
OSHEE blen rreth 100 milionë euro energji në vit për humbjet. ERE dhe kompania i kanë justifikuar negociatat me argumentin se ato ulin çmimet. Por autoriteti nuk është i bindur.
“Ne kemi marrë ankesa nga tregtarë që ofrojnë energjinë elektrike për mbulimin e këtij segmenti për mugnseën e transparencës dhe të konkurrencës”, thotë Lati.
Kjo është hera e dytë që konkurrenca kërkon ndaljen e kësaj procedure, por Enti nuk e ka zbatuar rekomandimin e saj.
“Kemi ngelur pikërisht në draftin e fundit që na erdhi nga ERE për rregulloren, e cila përsëri bazohej në një procedurë negocimi, ku ne përsëri gjykojmë që kjo nuk është e duhura që duhet ndjekur”, vijon Lati.
Top Channel pyeti Entin Rregullator. Kryetari Petrit Ahmeti tha jashtë kamerave se, Enti nuk mund të ndalonte OSHEE-në të negocionte për uljen e çmimeve. Por sipas tij në rregulloren e re që po hartohet, Enti do të marrë në konsideratë rekomandimin e Konkurrencës.
Top Channel