Aktualisht në vendin tonë sistemi i përkujdesit social për të moshuarit përbëhet nga institucionet rezidencial publik dhe jopublik. Kjo kategorie e popullsisë që ka nevojë për përkujdesje në këto institucione tërhoqi vëmendjen e emisionit “Fiks Fare” për të para nga afër kushtet në të cilat jetojnë dhe se si trajtohen të moshuarit në këto institucione rezidenciale.
Pak kohë më parë në redaksinë e “Fiks Fare” mbërriti një ankesë nga një ish-punonjës i një qendre shërbimi për të moshuar, “Joshua Center”. Zotëria kërkoi që identiteti i tij të mos bëhej publik për shkak të situatës në të cilën ndodhej. Ai ankohej për mos pagimin e sigurimeve për një periudhë 4 vjeçare, ndërsa thoshte se në këtë qendër ekzistojnë pacientë të sëmurë psikik, të cilët jetojnë së bashku me të moshuarit, ku një pjesë e tyre janë edhe të paralizuar.
Gjithashtu në redaksinë e “Fiks Fare” u dërguan edhe disa pamje filmike në të cilat dukeshin kushtet që trajtohen të moshuarit në këtë qendër. Në këto pamje tragohen ambientet me lagështirë të dhomave dhe të moshuar të lidhur pas karriges. Kjo qendër private, e cila ndodhet në zonën paranë “Qytetit Studenti” është një qendër shërbimi për moshën e tretë. Në këtë qendër ka edhe të moshuar që shfaqim probleme në sjelljen e tyre.
Bashkëpunëtorë të “Fiks Fare” ishin për të parë nga afër kushtet e kësaj qendre. Drejtoresha e qendrës shprehet se aty kushtet janë shumë të mirë, gjithashtu edhe shërbimi. “Një qoftë se do që ta ndihmosh një njeri për problemet që ka, këtu shërbimi është shumë cilësor.
Por nga pamjet e siguruara nga “Fiks Fare” realiteti në këtë qendër është krejt i kundërt.
Top Channel