Bill Gates ka reaguar për herë të parë lidhur me përplasjen e fundit mes kompanisë “Apple” dhe agjencisë ligjzbatuese më të fuqishme të Shteteve të Bashkuara, FBI.

Për themeluesin e Microsoft, sipërmarrjet teknologjike duhet të jenë të detyruara të bashkëpunojnë me forcat e rendit në hetimet kundër terrorizmit.

Dhe faktikisht, FBI dhe “Apple” janë përplasur për të dhënat në iPhone-in e të dyshuarit të atentatit të 2 dhjetorit në San Bernardino, ku humbën jetën 14 persona.

Kompania e themeluar nga Steve Jobs refuzoi javën e kaluar zhbllokimin e telefonit, duke gjunjëzuar Byronë prestigjoze të Hetimit.

“Bëhet fjalë për një rast të veçantë, ku qeveria kërkon të ketë akses tek informacionet. Nuk po bëjnë një kërkesë të përgjithshme, por vetëm për një rast”, ka thënë Gates.

Ai ka bërë një krahasim me bankat, ku të kërkosh të dhëna për një llogari nuk do të thotë të kesh akses tek të gjitha. “Natyrisht, duhet të vendosen disa rregulla”, ka thënë Gates.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA