Ushtria indiane mori kontrollin e një ujësjellësi të rëndësishëm që furnizon Nju Delhin nga duart e protestuesve të dhunshëm që lanë kryeqytetin pa ujë.
Protestuesi e komunitetit jaht që kërkojnë kuota të garantuara vendesh pune morën kontrollin e ujësjellësit “Munak” në provincën Haryiana para disa ditësh duke dëmtuar rëndë furnizimin e Delhit.
Dhuna shpërtheu ashpër për disa ditë rresht në këtë provincë dhe autoritetet qendrore dërguan ushtrinë për të garantuar rendin dhe gjithashtu vendosën gjendjen e shtetrrethimit.
Komuniteti jaht i cili konsiderohet si një kastë e lartë kërkon që të ketë kuota të garantuara vendesh pune në administratë, ashtu si kastat më të ulëta. Që prej vitit 1991 qeveria indiane i garanton punë atyre që nga shtresat e ulëta të vendit në përpjekje për të reduktuar pabarazinë dhe diskriminimin social.
Komuniteti jaht ka ndikim të madh politik në Indi dhe anëtarët e tij njihen si pronarë të mëdhenj tokash, por ndërsa të ardhurat nga bujqësia janë ulur ndjeshëm së fundmi, anëtarët e këtij komuniteti kërkojnë që të njihen si kastë e ulët në mënyrë që të përfitojnë nga ligji i punës.
Por analistët thonë se kjo do të shkaktonte revoltë mes shtresave të ulëta të cilat përfitojnë nga ky ligj por që nuk kanë tokë dhe pasuri si shtresat e larta.
Sipas mediave vendase, të paktën 19 njerëz janë vrarë në dhunën e ditëve të fundit në vend dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur , ndërsa komuniteti jaht është përplasur me forcat e policisë dhe ushtrinë për të kërkuar plotësimin e kërkesave.
Top Channel