“Mendo për 3 fëmijët, do bëhesh shumë i pasur”, SHBA kërkoi të joshte pilotin e Nicolás Maduros për të tradhtuar udhëheqësin venezuelas. Zbulohen mesazhet
Një vendim i paprecedentë u dha javën e kaluar nga një gjykatë në Egjipt, ku një 3-vjeçar u dënua me burgim të përjetshëm për krimet që pretendohej se i kishte kryer ende pa festuar ditëlindjen e dytë.
Ahmad Mansour Karni ishte shpallur në kërkim nga policia egjiptiane për vrasjen e 3 personave, dëmtim të pronës publike dhe private gjatë një proteste të ndodhur në janar të vitit 2014. Gjithashtu edhe babai i fëmijës ishte prej 18 muaj në arrati, por tashmë zyrtarët kanë pranuar se ka qenë një gabim në identifikimin e personit dhe kanë dhënë garanci për mos arrestimin fëmijës 3-vjeçar dhe babait të tij.
Ende nuk dihet se si Ahmed përfundoi në gjyqin që kishte 115 të pandehur. Të gjithë janë dënuar me burgim të përjetshëm për krime të rënda. Një teori është se 3-vjeçari mund të ketë të njëjtin emër me një të rritur, por ngatërresa është bërë me certifikatat e lindjes.
Ahmed është u dënua në mungesë, ndërsa zyrtarët nuk e kanë vënë re se bëhet fjalë për një person që kur ka kryer krimet e supozuara nuk ka qenë më i madh se 2-vjeç.
Avokati mbrojtës i 3-vjeçarit, Faisal al-Sayd, deklaroi javën e kaluar se ky vendim vërteton se juria as nuk e ka lexuar fare çështjen. Rasti ka bërë bujë në Kajro, ndërsa avokati Mohammed Abu Hurira tha se “nuk ka drejtësi në Egjipt, pasi vendi drejtohet nga një tufë të çmendurish”.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që drejtësia egjiptiane “skuqet nga turpi” për shkak të vendimeve absurde, pasi në vitin 2014 dy meshkuj u dënuan me vdekje, pavarësisht se ata kishin vdekur prej vitesh.
Top Channel