“Mendo për 3 fëmijët, do bëhesh shumë i pasur”, SHBA kërkoi të joshte pilotin e Nicolás Maduros për të tradhtuar udhëheqësin venezuelas. Zbulohen mesazhet
Dronë të armatosur amerikanë do të nisen nga një bazë ushtarake në Itali për të kryer operacione kundër Shtetit Islamik në Libi dhe Afrikën e Veriut.
Lajmin e bën të ditur “Wall Street Journal”, sipas të cilës zhvillimi i ri vjen pas një vit negociatash mes qeverisë amerikane dhe asaj italiane.
Por ndezja e dritës jeshile nga Roma zyrtare ka ardhur me një kusht, që avionët e telekomanduar të përdoren vetëm për qëllime mbrojtëse, “konkretisht për të mbrojtur forcat speciale amerikane në Libi”.
Në lajmin e saj, “WSJ” citon burime nga administrata amerikane, të cilat saktësojnë se dronët e armatosur do të nisen në rast nevoje nga baza e Sigonelës, në Siçili, ku janë vendosur prej një viti.
Megjithatë, burime pranë Ministrisë italiane të Mbrojtjes kanë deklaruar se aktivitetet nuk kanë nisur ende dhe se herë pas here do të duhet autorizimi i qeverisë italiane, që ka kërkuar që operacionet të jenë të kufizuara.
Megjithatë, edhe Italia nga ana e saj ka ngritur nivelin e alarmit mbi situatën në Libi dhe muajin e kaluar ka vënë në funksion katër avionë të tipit “AMX” për misione zbulimi, në bazën e Trapanit.
Top Channel