“Mendo për 3 fëmijët, do bëhesh shumë i pasur”, SHBA kërkoi të joshte pilotin e Nicolás Maduros për të tradhtuar udhëheqësin venezuelas. Zbulohen mesazhet
Një shpërthim i fuqishëm ka prekur një prej centraleve të prodhimit të energjisë në Britaninë e Madhe, teksa është lëshuar alarmi për një incident madhor e të zhurmshëm, ndërkohë që është konfirmuar deri tani vetëm një i vdekur, edhe pse ekziston frika për disa të tillë.
Ngjarja ka ndodhur në stacionin energjetik të Didcotit, ku kanë mbërritur me urgjencë 6 autoambulanca dhe dy helikopterë të ndihmës së shpejtë, në Jug të Oxfordshire.
Një zëdhënës i Shërbimeve Qendrore të Urgjencës ka thënë se “incidenti përshkruhet si diçka e rëndë”, teksa ka shtuar se dyshon që me patjetër mund të ketë edhe viktima.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë skenën e një shpërthimi të fuqishëm dhe shembjen e një pjese të rëndësishme të termocentralit “Didcot A”, që siguronte energji nga qymyri, kjo pasi është mbyllur që në vitin 2013.
Policia rajonale e Thames Valley njoftoi se ishte lajmëruar rreth orës 16 të pasdites. “Oficerët tanë janë në centralin e Didcotit, ku kanë shkuar edhe shërbime të tjera të emergjencës. Detaje të mëtejshme priten të publikohen në vijim”, shkruhet në njoftimin e dhënë në rrjetin social “Twitter”.
David Cooke, kompania “Thames Cryogenics” e të cilit ka një ndërtesë me pamje nga stacioni energjetik, tha: Godina jonë u trondit dhe, teksa vështronim nga dritarja, pamë se holli i turbinës kryesore u shemb tërësisht, duke ngritur një re të dendur tymi.
Raportimet për këtë shpërthim vijnë 16 muaj pasi një zjarr masiv ra në kullën e ftohjes të termocentralit “Didcot B”, një tjetër pjesë e këtij centrali energjetik.
Top Channel