Tërmet mbi 5-ballësh në detin Mesdhe, mes Marokut dhe Spanjës

22/02/2016 11:35

Një lëkundje sizmike me magnitudë 5.4 ballë është regjistruar në detin Mesdhe, mes Marokut dhe Spanjës.

Sipas të dhënave të qendrës sizmiologjike amerikane, USGS, tërmeti ka pasur një një thellësi prej 20 kilometra nën tokë dhe epiqendër 67 kilometra në veri-lindje të lokalitetit Al Hoseyma.

Lëkundja e parë është ndjekur nga një e dytë por me fuqi më të ulët, 4.6 ballë. Për momentin nuk ka të dhëna për dëme në njerëz apo materiale.

Tërmeti është ndjerë kryesisht në jug të Andaluzisë, në provincat Malaga, Almeria dhe Granada, si dhe në enklavat spanjolle të Marokut, Melilla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA