Protesta e PD-së, Rama: Nga lufta me diktaturën, tek lufta me objektet e rrugëve

22/02/2016 15:20

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter lidhur me protestën e PD-së kundër parkut të Liqenit.

Nga Londra, ku ndodhet për samitin e BERZH, Rama ka postuar foto nga dëmtimet sipas tij në parkun e Liqenit ku shihen të përmbysura mjetet e punës për projektin e këndit të lojërave.

“Vajmedet ku u katandise, nga rruga e luftës me diktaturën, tek lufta me objektet e rrugëve”, shkruan Rama

Top Channel