Ligj ri për konçesionet, Vasili: Të vendosë Kuvendi

22/02/2016 12:55

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili dha këtë të hënë sqarime mbi nismën ligjore të kësaj partie për konçesionet.

Sipas tij, përveçse duhet të diskutohen në Kuvend, edhe negociatat nuk duhet të jenë përgjegjësi vetëm e një institucioni. Kjo, sipas nënkryetarit të LSI, do të garantonte transaprencë si dhe do të shmangte debatet politike.

“Duke qenë se dhe Kuvendi i Shqipërisë, si një aktor i pazëvendësueshëm, bëhet pjesë e këtij diskutimi dhe e këtij aprovimi, ato tashmë janë një detyrim për zbatim në kohë dhe nuk janë objekt më i diskutimeve apo i debateve të panevojshme kohë pas kohe, sipas mazhorancave, që eventualisht mund të ndryshojnë pozicionet e tyre”, deklaroi Vasili.

“Vlerësimi i dobishmërisë së tyre duhet të jetë gjerësisht i provuar dhe ku një nga dikasteret themelorë në këtë punë mbetet në mënyrë të padiskutueshme, Ministria e Financave të Shqipërisë. Gjithashtu, është përfshirë edhe institucioni i Avokaturës së Shtetit, pasi konsultimi me të është një konsultim dhe një bashkaprovim i vyer, pasi i mbron ato nga çdo lloj procesi apo çështjeje juridike që mund të lindë në proces dhe të mund të cënonte ecurinë e tyre”, vijoi nënkryetari i LSI. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA