Kanos me pushkë kunatin e tij, arrestohet 50-vjeçari

22/02/2016 10:25

Një 50-vjeçar është vënë në pranga nga policia e kryeqytetit pasi ka kanosur me armë zjarri kunatin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet ku Xhavid Sela, pas një konflikti verbal me kunatin e tij, Sh. S, 46 vjeç ka marrë pushkën duke e kanosur e kërcënuar.

Pas njoftimit policia ka arrestuar menjëherë Selën, në akuzën e kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje. Dyshohet se konflikti ka nisur për arsye të brendshme familjare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA