Samsung njoftoi zyrtarisht dy pajisjet e reja, Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge. Njoftimi u bë gjatë Kongresit Botëror të Celularëve të dielën në Barcelonë.

Sigurisht, është ende herët për të folur me detaje të sakta për pajisjet e reja të kompanisë korano-jugore, por në kaq pak kohë forumet teknologjike kanë mundur të bëjnë një diferencë duke na sjellë disa përparësi që ka linja S7 e Galaxy në krahasim me rivalin iPhone të kompanisë Apple.

1 –  Apple nuk jep garanci që iPhone 6 i reziston ujit, ndërkohë që Samsung testoi me sukses tek dy pajisjet e reja, që mund të qëndrojnë  në thellësinë 1 metër nën ujë për 30 minuta dhe sapo dalin në sipërfaqe të vazhdojnë të punojnë normalisht.

2 – Karikohet më shpejt. Koha e karikimit nuk dihet ende, por Samsung ka premtuar që ajo pritet të jetë më pak se ajo e S6. Një S6 karikohet plotësisht për 2 orë, ndërsa një iPhone 6S kërkon rreth 3 orë për t’u rimbushur. Gjithsesi, përfitimi kryesor është se bateria e Samsung mbushtet 60 përqind për 30 minuta karikim.

3 – Samsung S7 mund të karikohet përmes pa fishë dhe me një shpejtësi më të madhe se normalja.

4 – Kamera e Galaxy S7 merr autofokusin më shpejt se ajo e iPhone 6s.

5 – Galaxy S7 shkrep imazhe më cilësore në errësirë sesa rivali iPhone 6s.

6 – Galaxy S7 është i pajisur me vend për kartë memorie të jashtme (microSD), që u vjen në ndihmë të gjithë atyre që u duhet më shumë hapësirë për të ruajtur gjërat personale duke mos fshirë asgjë.

7 – Galaxy S7 ka një bateri më të madhe. S7 është i pajisur me një 3000 mAh, ndërsa S7 Edge me 3600 mAh. Një krahasim praktik për jetëgjatësinë e tyre me të iPhone nuk është bërë ende, por sigurisht, që si rregull, duke qenë me kapacitet më të fuqishëm, duhet të zgjasin më shumë në kohë se iPhone.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA