Cameron mbledh aleatë për qëndrimin e Britanisë në BE

22/02/2016 12:15

Krerët e pothuajse gjysmës së 100 kompanive më të mëdha të Britanisë po përgatiten të firmosin letrën mbështetëse për David Cameronin dhe luftën e tij për ta mbajtur vendin në BE.

Teksa kundërshtia e vet konservatorëve ndaj strategjisë së kryeministrit po rritet, “Downing Street” po grumbullon mbështetjen e udhëheqësve të koorporatave, duke rreshtuar pas vetes gjigantë të tillë si “Shell”, “BAE Systems” apo “BT”, thotë “Financial Times”.

Në letrën që pritet të publikohet shumë shpejt, ata do të argumentojnë se, Britania është më e fuqishme, më e sigurtë dhe në pozita më të mira, nëse mbetet brenda një blloku të reformuar.

Përkrahja e biznesit i jep një frymë lehtësimi Cameronit, pasi kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson deklaroi hapur të dielën mbështetjen e tij për një “Brexit”, siç e quajnë ndryshe daljen e Britanisë nga unioni.

Johnsonit i ishte ofruar një post i lartë në kabinetin e kreut të ekzekutivit, nëse do të qëndronte besnik, por tani duket se do të kthehet në figurën kyçe të fushatës anti-BE, e cila nëse rezulton e suksesshme, mund të rrëzojë kryeministrin.

Kreu i Bashkisë së Londrës iu bashkua me këtë lëvizje të tij 6 ministrave të kabinetit, mes të cilëve edhe miku i Cameronit, Michael Gove, të cilët janë rreshtuar në kampin “Jashtë BE-së”, e ka spekulime se numri i ligjvënësve konservatorë, që kundërshtojnë shefin e qeverisë, mund të mbërrijë në 150, në një kohë kur kjo parti ka 330 vende në Parlament.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA