Referendumi “përçan” qeverinë britanike

21/02/2016 00:00

Ministrat britanikë kanë filluar fushatën për të tërhequr sa më shumë mbështetje nga votuesit për çështjen e qëndrimit apo jo të vendit në Bashkimin Europian, pasi kryeministri David Cameron shpalli mbajtjen e referendumit më 23 qershor.

Cameron paralajmëroi se dalja nga BE nuk do të ndalonte ardhjen e emigrantëve në Britani, ndërsa gjashtë ministra të kabinetit të tij i janë bashkuar fushatës për daljen nga blloku.

Deputeti i njohur konservator dhe kryebashkiaku i lLndrës, Boris Johnson, pritet po ashtu t’i bashkohet këtij blloku. Vetë Cameron ka thënë se ai do të mbështesë qëndrimin në një Bashkim Europian të reformuar. Kryeministri e shpalli datën e referendumit jashtë zyrës së tij, të shtunën, pas kthimit nga Brukseli me një marrëveshje që sipas tij i jep Britanisë një status të posaçëm brenda bllokut.

Ai paralajmëroi se dalja nga BE-ja do të ishte një kërcim në errësirë dhe i kërkoi zgjedhësve të mbështesin marrëveshjen e siguruar prej tij.

Marrëveshja, që do të hyjë në fuqi menjëherë nëse britania e madhe voton për qëndrimin në BE, përfshin edhe ndryshime që lejojnë reduktimin e pagesave sociale dhe garanci për shërvbimet financiare britanike ndërkohë që lehtësojnë edhe bllokimin e rregulloreve të padëshiruara të BE-së.

Cameron tha për “Sunday Times” se dalja nga BE nuk do të ndalë fluksin e emigrantëve që vijnë në Britani ndërkohë që vendi do të jetë ende i detyruar të kontribuojë financiarisht për bllokun edhe nëse del prej tij.

Ai sfidoi euroskeptikët duke u kërkuar të shpjegojnë se si do të ishte marrëdhënia e vendit me Europën në rastin e daljes prej BE-së.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta