“Mendo për 3 fëmijët, do bëhesh shumë i pasur”, SHBA kërkoi të joshte pilotin e Nicolás Maduros për të tradhtuar udhëheqësin venezuelas. Zbulohen mesazhet
Kryeministri britanik, David Cameron, një ditë më parë shpalli zyrtarisht datën e mbajtjes së referendumit mbi anëtarësinë e mbretërisë ishullore në Bashkimin Europian, duke bërë thirrje ndaj qytetarëve që të votojnë në favor të qëndrimit të mëtejshëm të Britanisë në BE, pas arritjes së marrëveshjes orët e vona të së premtes për një “status special” ndaj vendit të tij.
Megjithatë, manjati mediatik Rupert Murdoch, përmes numrit të së dielës të gazetës “the Sun”, ka bërë të ditur se kryeministri Cameron ka dështuar të sigurojë marrëveshjen e duhur për Britaninë në diskutimet me udhëheqësit e Bashkimit Europian, duke shtuar se ai tashmë është hedhur në krahun e gabuar të historisë, duke mbështetur qëndrimin në BE.
Kundërshtimi i hapur nga një prej gazetave më popullore në Britani përbën një goditje të rëndë për Cameronin.
“Çfarëdo që ne të mendojmë për marrëveshjen e David Cameron dhe për çështjen e qëndrimit në BE, ne nuk e vëmë në dyshim sinqeritetin e tij. Thjesht mendojmë se ai po gabon”, thuhej në një editorial të së dielës në “the Sun”. “Dështimi i tij për të siguruar një marrëveshje të vlefshme dhe të merituar, nënkupton që ai tashmë është hedhur në anën e gabuar të historisë”, thuhej në vazhdim të asaj që është si “kundërartikull” i një artikulli të Cameronit, përmes të cilit kryeministri argumentonte pse duhej qëndruar në BE.
Cameron, në shkrimin e tij thotë se lexuesit e “the Sun” do të jenë “votues decizivë në atë që konsiderohet si ndër vendimet më madhore të jetëve tona”.
Murdoch gjithsesi la të hapur mundësinë që disa prej gazetave të tij të kundërshtojnë anëtarësinë e Britanisë në BE, teksa të shtunën përgëzoi aleatin politik më të afërt të Cameronit, Sekretarin e Drejtësisë, Michael Gove, pikërisht për kundërshtimin që i bëri kryeministrit mbi qëndrimin në bllok.
“Nëse ne votojmë për të qëndruar, pikërisht pasi bëmë gjithë këtë bujë për t’u larguar, pjesa tjetër e BE-së do të arrijë në përfundimin se, megjithëse ne ankohemi shumë, kur vjen puna për shtysën finale ne nuk luftojmë dhe nuk bëjmë asgjë”, thuhet në gazetë. “Po, fushata për largimin nga BE-ja mund të jetë kaotike, me argumente të parëndësishme nga grupe të ndryshme… Por, kjo nuk do të thotë se argumenti themelor është i gabuar”.
Pas arritjes së marrëveshjes, mbrëmjen e së premtes, kryeministri Cameron u rikthye në Londër dhe paraditen e së shtunës mblodhi kabinetin qeveritar, ku tha:
“Britania do të jetë më e sigurtë, më e fortë dhe më e mirë nëse qëndron në Bashkimin Europian të reformuar”, tha kryeministri 49-vjeçar gjatë konferencës për shtyp të mbajtur jashtë rezidencës së tij “Number 10 Downing Street” në Londër, duke nisur kështu fushatën 4-mujore për referendumin.
“Largimi nga Europa mund të kërcënojë sigurinë tonë ekonomike dhe kombëtare”, tha Cameron, i cili shtoi se do t’i propozonte Parlamentit që referendumi të mbahej të enjten e 23 qershorit, në mes të festivalit muzikor të “Glastonbury”-t dhe kampionatit europian të futbollit “Euro 2016”, në Francë.
Top Channel