Si të dalloni kamerat e fshehura në hotele dhe apartamente të marra me qira ditore, këshillat që japin ekspertët
Tani nuk pse të prisni me orë të tëra për të karikuar celularin tuaj smart, pasi një karikues i ri mund të karikojë një telefon iPhone 6 100% për vetëm pesë minuta.
Karikuesi mban firmën e ASAP Dash dhe sipas tyre ajo karikon 16 herë më shpejtë se karikuesit standard të celularëve, ndërsa pretendojnë se rrit edhe jetëgjatësinë e baterisë me 4 orë të tjera.
Sipas kompanisë, karikuesi ndalon punën e vet në momentin kur e kupton se telefoni është plotësisht i karikuar që do të thotë se e mbron baterinë.
Karikuesi është i madhësisë së xhepit ndërsa është fryt i një pune 14 mujore të specialistëve kinezë.
Karikuesi ASAP aktualisht mund të porositet vetëm online për 89 dollarë, ndërsa nga muaji qershor i këtij viti do të jetë në treg në të gjitha vendet e botës.
Top Channel