E rëndë në Itali, 41-vjeçari brazilian vret me thikë ish të dashurën, kishte urdhër ndalimi nga gjykata pasi e kishte dhunuar vazhdimisht
Italia ka konfirmuar se dekada të tëra, gjatë të cilave mbetjet e rrezikshme kanë qenë të menaxhuara nga mafia, kanë çuar në probleme shëndetësore, mes të cilave rritje të rasteve të kancerit dhe numër më i madh vdekjesh në rajonin jugor të vendit, Kampanja.
Në një raport të publikuar së fundmi nga Instituti italian i Shëndetit, rastet – më të larta sesa normalja – të kancerit dhe numri më i madh i vdekjeve që janë regjistruar në Napoli, kryeqytetin rajonal, kanë ardhur si pasojë e grumbullimit të paligjshëm të mbetjeve toksike nga grupi lokal i krimit të organizuar, Kamorra.
Raporti zbulon se, shkalla e tumoreve dhe vdekjeve në rajon është 11 herë më e kartë sesa mesatarja e vendit dhe tregon se, shumë foshnje po shtrohen në spital në vitin e parë të jetës së tyre me probleme serioze shëndetësore, përfshirë edhe tumore në tru.
Praktika e paligjshme kryhet në rajon prej rreth 25 vitesh dhe konsiderohet si shkak kryesor pas rreziqeve të shëndetit në zonë. Nga ambientalistët italianë përllogaritet se, 11.6 milionë tonë mbeturina janë hedhur në mënyrë të paligjshme në rajon mes viteve ’90 dhe 2014.
Policia tha se, mbetjet e rrezikshme të gjeneruara nga kompani private janë menaxhuar nga Kamorra, e cila ofron vende depozitimi për bizneset në rajon në këmbim të pagesave të majme. Italia dislokoi edhe ushtrinë në 2014-n për të goditur fenomenin e dëmtimit të ambientit nga mafia, por problemet e mëdha shëndetësore për popullatën lokale janë shtuar pas vite e vitesh abuzimi.
Top Channel