Analiza e CNN/ Plani i SHBA-së për përfundimin e luftës në Ukrainë, ja 3 çështjet kritike që mund të sjellin finalizimin e marrëveshjes ose fundin e negociatave
Autoritetet në Fixhi kanë nisur të vlerësojnë dëmet, pasi një stuhi shumë e fuqishme la pas të paktën 5 viktima.
Cikloni “Uinston” solli erëra me shpejtësi mbi 320 km në orë, shira të rrëmbyeshëm dhe dallgë, që shkuan deri në 12 metra lartësi.
Stuhia shkatërroi qindra shtëpi dhe ndërpreu linjat e energjisë elektrike. Ndërkohë ka raporte për fshatra të tërë të shkatërruar.
Qeveria ka shpallur shtetrrethim në shkallë kombëtare si dhe një gjendje të jashtëzakonshme 30-ditore, çfarë i jep fuqi shtesë policisë të arrestojë njerëz edhe pa urdhër.
Stuhia e kategorisë së pestë, e nivelit më të lartë, u largua nga vendi të shtunën në mbrëmje. Ajo ndryshoi drejtim në minutat e fundit, duke kursyer kryeqytetin Suva nga forca e plotë e erërave të saj.
Qeveria ka hapur ndërkohë 750 qendra evakuimi. Mes viktimave të regjistruar ishte një burrë i moshuar, që humbi jetën pasi çatia u shemb mbi të. Zelanda e Re dhe Australia kanë premtuar se do të dërgojnë avionë për të vlerësuar dëmet në zonat e thella të vendit.
Zyrat e Kryqit të Kuq në Paqësor, ndërkohë, kanë bërë të ditur se po angazhohen për operacionet humanitare. Sipas zyrës meteorologjike të Fixhit, cikloni tani ka kaluar mbi det, edhe pse erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm priten në orët në vijim.
Top Channel