Dibër, arrestohet një person, kërcënoi me armë efektivët e policisë

21/02/2016 18:05

Një 27-vjeçar është arrestuar këtë të diel pasi ka kërcënuar me armë efektivët e policisë në Dibër.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga shtetasin Erion Hoxha,  27 vjeç, banues në fshatin Tomin të Dibrës, i cili lëvizte me armë, ndërsa pasi është ndaluar nga policia, 27-vjeçari i ka bërë rezistencë në momentet e para duke i kërcënuar efektivët.

“Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi Erion Hoxha, lëvizte me armë në automjetin e tij në aksin rrugor Kala e Dodës-Peshkopi, menjëherë shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të tij. Shtetasi i lartpërmendur porsa ka parë që e ndiqte policia ka dalë nga rruga kryesore, ka dalë nga mjeti me armë në dorë  dhe ka  kanosur  punonjësit e policisë duke thënë: ‘Mos u afroni se do t’ju vras’. Për rreth një ore negociatash më autorin është bërë e mundur arrestimi në flagrancë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga policia.

Forcat e policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një kallashnikov me dy krehëra me fishekë, si dhe ka bllokuar automjetin tip “Opel” me targa AA 351 CN me të cilin lëvizte autori.

Mbi personin e ndaluar tashmë rëndojnë akuzat: “Kanosje serioze për vrasje”, “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, si dhe “Drejtim automjeti në mënyrë të pa rregullt”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA