Balla vijon takimet me Diasporën, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së flet nga Italia: Gjithmonë krenari të takohem me shqiptarë të suksesshëm Ish-këshilltari i dy presidentëve, Afrim Krasniqi nuk gjen argumente të paqartësisë kushtetuese për mënyrën sesi dekretohet shkarkimi dhe emërimi i një ministri.
“Zbatimi rigoroz i Kushtetutës e detyron Presidentin, që brenda afatit 7-ditor të dekretojë qoftë shkarkimin e ministrit të parë, ashtu dhe emërimin e ministrit të dytë. Në një numër ministrash të kabinetit aktual qeveritar, por edhe vet Presidenti kur ka qenë ministër, janë ndryshuar disa herë në poste ministrore përmes së njëjtës praktikë kushtetuese. Kështu që në rastin konkret, më shumë sesa një konflikt kushtetues midis institucioneve, kemi një interpretim politik të palëve të ndryshëm në raport me kompetencat e tyre. Edhe ankimimi i bërë nga Presidenti për interpretim në Gjykatën Kushtetuese është më shumë, jo një konflikt institucional, por një pyetje që i drejtohet sesi ai mund ta ushtrojë kompetencën”, tha Afrim Krasniqi.
Krasniqi thotë se, Gjykata Kushtetuese jep mendim në rast se ka një konflikt institucional, por në rastin aktual, Presidenti i është drejtuar për interpretim të nenit kushtetues.
“Do të jetë vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese, por unë parashikoj që si zakonisht gjykata të mos përfshihet në rastet kur nuk ka konflikt dhe kur nuk ka një objekt të qartë gjykimi. Ndërsa kur ka interpretime, është më shumë një praktikë që përdoret për të fituar kohë për një çështje të caktuar, sesa për të zgjidhur konflikt”, tha më tej Krasniqi.
Krasniqi kujton se, Gjykata Kushtetuese është investuar edhe më parë në zgjidhjen e konflikteve të ngjashme, Presidencë-Qeveri, për dekretimin e ministrave. Gjykata – shton ai, – ka thënë qartë, që edhe në rast se Presidenti nuk ka qenë dakord me cilësinë e emrave të propozuar për ministra, ai ka vetëm rol protokollar.
“Në këtë rast nuk mund të ketë interpretim ndryshe dhe nuk është rasti për të pasur një rishikim ose rishkrim të normave kushtetuese, të cilat janë shumë të qarta. Ne jemi Republikë Parlamentare, vullneti politik është në Parlament. Kuvendi ka rol cilësor dhe nuk mundet asnjë institucion t’i përcaktojë agjendën Kuvendit, për ta detyruar atë të mblidhet brenda kaq ditëve për të rrëzuar apo miratuar një dekret, apo për t’i kërkuar atij ndryshimin e praktikave të emërimit të ministrave, për sa kohë që kjo është tashmë një procedurë e njohur dhe e konsumuar si në mazhorancën aktuale, në të paktën 4 raste, ashtu dhe në mazhorancat e viteve të kaluara”, u shpreh analisti Afrim Krasniqi.
Kushtetueses mund t’i duhen javë për të dhënë përgjigje për kërkesen e Presidentit, por çfarë ndodh gjatë kësaj kohe? Afrim Krasniqi thotë se, ajo që është më e sigurta, është tensioni institucional dhe rritja e retorikës politike.
Top Channel