E rëndë në Itali, 41-vjeçari brazilian vret me thikë ish të dashurën, kishte urdhër ndalimi nga gjykata pasi e kishte dhunuar vazhdimisht
Qeveria australiane ka lajmëruar se një foshnje, që po trajtohet në një spital në Brisbane për djegie, nuk do të kthehet prapa në kampin e qëndrimit të azilkërkuesve në ishullin e paqësorit, Nauru.
Ministri i Emigrimit tha se, vajza njëvjeçare e quajtur Asha dhe nëna e saj do të dërgoheshin në një qendër komunitare në Australi. Protestuesit, prej ditësh mblidheshin para spitalit për të penguar nxjerrjen e foshnjes që andej, ndërkohë që politikat e Australisë për azilkërkuesit janë kritikuar gjerësisht.
Më herët, qeveria kishte deklaruar se do të qëndronte e palëkundur në politikat e saj të azilit, pavarësisht protestave kundër deportimit të fëmijës në Nauru.
Qeveria argumentonte se, politika e saj e mbajtjes së emigrantëve jashtë vendit është e domosdoshme dhe ka si qëllim ndalimin e hyrjes në Australi të azilkërkuesve me barka të rrezikshme.
Numri i azilkërkuesve në Australi, që zbarkojnë me barka në brigjet e saj, u rrit ndjeshëm në 2012-n dhe fillimin e 2013-s. Dhjetëra njerëz, ndërkohë, kanë humbur jetën në udhëtimet e rrezikshme.
Për të ndaluar fluksin, qeveria ndërmori masa të ashpra. Kushdo që arrin në Australi arrestohet, sipas këtyre politikave. Ata dërgohen në Nauru, ose në Papua të Guinesë së Re dhe ata, që marrin azilin, sistemohen në Papua të Guinesë së Re, Nauru apo Kamboxha.
Qeveria ka miratuar gjithashtu edhe politikën e ndaljes së barkave apo përmbysjes së tyre.
Top Channel