Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në zonën e Shkozës në Tiranë, ku një person ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me thikë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një lokal pas një konflikti për motive të dobëta. Viktima është shtetasi A.L 39-vjeç, i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plagës së marrë me thikë.
Pasi mbërritën në vendin e ngjarjes policia bëri menjëherë të mundur identifikimin e autorit të vrasjes, i cili dyshohet të jetë shtetasi E.SH, rreth 28 vjeç.
Nga të dhënat e para, autori mendohet të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin kur ka kryer krimin, ndërsa më pas është larguar në këmbë, duke përfituar edhe nga errësira.
Policia po punon për kapjen dhe arrestimin e autorit të ngjarjes.
Top Channel