Rreth 70 fshatra të Lumit të Vlorës ende pa rrugë

20/02/2016 14:20

Prej më shumë se 25 vitesh rruga e Lumit të Vlorës që lidh mbi 70 fshatra është totalisht e shkatërruar. Asnjë investim nuk është bërë në të dhe për të përshkuar këtë aks rrugor duhen më shumë se tre orë.

Në një pjesë të saj, rruga e Lumit të Vlorës është pothuajse e pakalueshme, ndërkohë që një segment, në afërsi të fshatit Kallarat, është dëmtuar tërësisht si pasojë e shkarjeve masive të dheut.

Banorët ankohen për amortizimin e rrugës. Ata thonë se qeveria ka përfituar një fond prej 78 milionë dollarësh nga Kuvajti për këtë segment por deri më tani nuk është bërë asgjë.

“Nuk ka ku të shkojë më keq se kaq. Ka 25 vjet që nuk është vënë dorë nga askush”, deklaroi një banor.

Nuk është vetëm rruga, por dhe një urë që lidh disa fshatra, siç është ura që lidh fshatrat e Gjormit dhe Lepenicës është një rrezik evident, pasi nga prurjet e ujërave të përroit kjo urë i është shkëputur një pjesë e këmbës, duke rrezikuar seriozisht kalimtarët dhe përdoruesit e rrugës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA