Parku te Liqeni, PD: Vazhdojnë punimet, pavarësisht kallëzimit penal

20/02/2016 00:00

Këshilltarë të Partisë Demokratike denoncuan sërish të shtunën atë që ata e quajnë si akt të paligjshëm e korruptiv punimet për ndërtimin e një hapësire multifunksionale tek Parku i Liqenit artificial të Tiranës.

Sipas tyre, në këtë zonë vazhdojnë punimet për lokalin e mikut të Veliajt, pavarëisht se në Prokurori ka një kallëzim penal dhe protestës së banorëve të Tiranës.

“Mendojnë se janë mbi ligjin dhe se mund të kapërcejnë të gjitha nivelet por kjo nuk do të kalojë. Ne do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore siç kemi vepruar deri më sot. Do të vijojmë betejën tonë në Këshillin Bashkiak të Tiranës në mënyrë që transparenca të bëhet e plotë dhe të gjithë shkelësit e ligjit pavarësisht se sot janë të veshur me pushtet, të mos i shpëtojnë ligji”, deklaroi kreu i këshilltarëve të PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Leonard Olli.

Ndërkohë, Ervin Salianji ftuar Policinë e Shtetit dhe Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik që të veprojnë, pasi po ndërtohet në një park të mbrojtur me ligj. Ai gjithashtu i ka kërkuar Prokurorisë të hetojë sa më shpejt këtë çështje.

“Çdo ditë policia e Shtetit dhe Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar nxjerrin lajm kur arrestojnë, burgosin qytetarë të cilët ngulin një gozhdë, suvatojnë ballkonet apo hapin një dritare. Ndërkohë në mes të Tiranës, në një park të mbrojtur me ligj ku nuk lejohet kategorikisht ndërhyrja bëhet ndërtim i paligjshëm”, deklaroi ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta