Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur italian Umberto Eco

20/02/2016 01:30

Bota humbet një nga shkrimtarët dhe filozofët më të rëndësishëm bashkëkohorë. Umberto Eco, i njohur për lexuesin ndërkombëtar me romanin “Emri i trëndafilit”, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. Lajmin e dha në mbrëmje vonë familja e tij për gazetën “La Repubblica”.

Umberto Eco ishte një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare. Librat e tij janë të përkthyer në shumë gjuhë të huaja.

Eco ishte gjithashtu president i Universitetit të Bolonjës dhe person nderi në Universitetin e Oksfordit. Ai ka shkruar tekste akademike, libra për fëmije dhe shumë ese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA