Mallra kontrabandë në Lezhë, dy në pranga

20/02/2016 10:45

Dy persona janë vënë në pranga dhe një i tretë është shpallur në kërkim për mallrat kontrabandë.

Hetimi doganor në Lezhë ka zbuluar kontrabandë prej 1470 shishe verë, 6 motorrë për mjete të vogla lundruese, 9 copë monitorë, 21 kg kafe, 9 kasa dritaresh, 1024 copë bluza, pantallona dhe xhaketa, 39 kg rrjetë plastike.

Janë arrestuar në flagrancë A. V dhe K. SH të dyshuarit kryesore për kontrabandën si dhe u shpall në kërkim S. SH. Pas kontrollit të ushtruar në automjetin e A. V u zbulua se ai nuk i ishte nënshtruar procedurave doganore për mallin e sekusetruar. Më pas u zbulua se ky mall ishte për shtetasin S. SH, nga Lezha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA