Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, Trump: Do vrasim këdo që helmon Amerikën. Reagime brenda dhe jashtë SHBA-së ndaj përshkallëzimit ushtarak Pas arritjes së marrëveshjes historike me Bashkimin Evropian për një “status të posaçëm” të Britanisë në BE, kryeministri britanik David Cameron, njoftoi sot në Londër se 23 qershori është data kur britanikët do votojnë për të qëndruar apo jo në BE.
Pas kësaj marrëveshje Cameron informoi ministrat e kabinetit të tij në mbledhjen e parë të qeverisë britanike në një ditë të shtunë, që nga koha e luftës në ishujt Falkland apo Malvines në Argjentinë në kohën e Theçerit në vitin 1982.
Ai ka lejuar që të vazhdojnë të jenë ministra dhe pa i ndëshkuar të gjithë ministrat e tij, rreth pesë syresh, që janë kundër projektit të kryeministrit për qëndrimin e Britanisë në BE, pas arritjes së kësaj marrëveshje që ai e cilësoi si “më të mirën e dy botëve”.
Duke folur pas mbledhjes së kabinetit në Downing Street Nr 10, Cameron tha se “kabineti ka rënë dakort t’i rekomandoj vendit qëndrimin në një Bashkim Evropian të reformuar. Unë besoj se Britania do jetë më e fortë, më e sigurtë dhe më mirë ekonomiksht në një BE të reformuar”.
Ndër elementët kryesor të marrëveshjes me BE-në, janë marrëveshjet për ndihmat sociale të emigrantëve, e drejta e Britanisë për të mos u përfshirë në Eurozone, dhe premtimi se Londra do ketë një kontroll më të fortë sovran për ligjet e hartuara në Bruksel.
Udhëheqësi i laburistëve të opozitës, Jeremy Corbyn, e cilësoi marrëveshjen “një shans të humbur”.
Grupimet pro dhe kundër në referendum, do të marrin një hua financimi prej 600 mije stërlinash për fushate, transmetime mediatike dhe një limit shpenzimesh në shifrën e 7 milionë stërlinave. Sondazhi më i fundit sot në Londër tregon se 43 për qind e britanikëve janë pro qëndrimit dhe 42 për qind për daljen nga BE-ja, ndërkohë 16 për qind janë të pavendosur. Gjithësesi vlen të theksohet se sondazhet e opinionit publik zhgënjyen dhe i befasuan të gjithë gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare në Britani.
Top Channel