Importet na kushtojnë 40%, ekspertët: Marzhet e abuzimit po dëmtojnë prodhimin vendas Me dhjetëra subjekte minerare kanë kërkuar pezullim të aktivitetit, pas gati përgjysmimit të çmimit të mineraleve në tregjet ndërkombëtare. Për t’i dhënë oksigjen kësaj industrie, ministria e energjisë është në bisedime me atë të financave për të lehtësuar këtë sektor duke filluar me uljen e rentës minerare, që aktualisht është 10 %.
“Synimi është që të ketë ndryshime në mënyrën si llogaritet renta, që cmimi i rentës të reflektojë prodhimin e mineralit në grykën e galerisë, duhet të kuptohemi ministria e energjisë është në rolin e natyrshëm të avokatit të kësaj industrie sic ministria e financave synon të maksimizojë të ardhurat”, thotë Koli Bele, sekretar i përgjithshëm, MEI.
Por mbyllja e këtyre subjekteve do të shkaktonte efekt zinxhir në aktivitete të tjera ndihmëse dhe punësim duke sjellë edhe rënien e të ardhurave të tjera që shteti merr nga industria e nxjerrjes së mineraleve, përmes tatim taksave. Një tjetër masë lehtësuese sipas Koli Bele është që subjekti të paguajë garancinë e mjedisit në mënyrë progresive, vetëm për atë pjesë të tokës që shfrytëzon.
“Lejet minerare janë për periudha që shkojnë deri në 25 vite e nuk do të ishte e drejtë që për të gjithë periudhën e jetës së minierës shuma e parave që do të duhej për garancinë e rehabilitimit mjedisor të rrijë e bllokuar në total”, vijon Bele.
Gjendja e sektorit minerar ka zuar në mbylljen e një prej minierave më të mëdha të bakrit në Munellë të Pukës.
Top Channel