Turqi, “skifterët” kurdë marrin përsipër sulmin në Ankara

19/02/2016 21:25

Një grup militant me bazë në Turqi ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit me bombë të së mërkurës në Ankara, që u mori jetën 28 personave.

Skifterët e Lirisë së Kurdistanit kanë deklaruar në faqen e tyre të internetit se, sulmi ishte një hakmarrje ndaj politikave të presidentit Erdogan.

Skifterët dikur kanë qenë të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit dhe të dyja organizatat konsiderohen si grupe terroriste nga Turqia dhe Shtetet e bashkuara.

Në deklaratën online, SLK deklaroi se një 27-vjeçar me shtetësi turke kishte kryer sulmin me auto-bombë ndaj autokolonës ushtarake në kryeqytet.

Grupi iu referua operacioneve ushtarake të Turqisë kundër rebelëve kurdë në jug-lindje të vendit dhe kërcënoi me sulme të tjera.

Më herët, presidenti Erdogan deklaruar se nuk kishte asnjë dyshim që grupi kurdo-sirian i mbështetur nga SHBA kishte kryer sulmin.

Autoritetet turke e identifikuan personin që aktivizoi bombën me emrin Salih Necar, me kombësi siriane dhe nëtar i grupit Njësia për Mbrojtjen e Popullit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA