Rama me sipërmarrësit: Jo më kontrolle tatimore pa fund

19/02/2016 12:35

Përballë 20 eksportuesve më të mëdhenj në vend kryeministri u shfaq i kënaqur për nivelin e produkteve “Made in Albania” eksportuar në 2015. Por ato, në këndvështrimin e Ramës, mbeten 40% nën potencialin që ka Shqipëria.

“Ekportet janë rritur me 5.2 % në 12 mujojorin e vitit që sapo lamë pas, krahasuar me 1 vit më parë. Kjo është një e dhënë shumë domethënëse që padyshim flet për rimëkëmbjen e vazhdueshme dhe të qëndrueshme të ekonomisë por edhe për një potencial shumë të madh”, tha Rama.

Pasi ka kërkuar mirëkuptim për rastet kur kontrollet tatimore nuk janë në lartësinë e duhur për nga etika, shpejtësia dhe eficenca, Rama tregoi planin e ri të qeverisë.

“Po punojmë tani për të unfikuar vizitat pra për të shmangur atë tmerrin që në një kompani gjithfarë agjecish dhe në fakt janë 8 agjeci të ndryshme përvec tatimeve që vijnë dhe bëjnë vizita për lloj lloj storiesh. Do të vendosim rregullin që cdo kontroll do të bëhet vetëm 1 herë dhe kjo herë do të jetë kur do të vij kontrolli tatimor”, vijoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA