Pranga dy të rinjve, po shisnin lëndë eksplozive

19/02/2016 15:50

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e Durrësit, në momentin që do i shisnin një sasi lënde eksplozive disa personave të tjerë.

Burime zyrtare nga qyteti i Durrësit, bëjnë të ditur se në sajë të operacionit të koduar “Saldatori”, pas një hetimi 1 mujor, janë arrestuar Haxhi Aruçi, 19 vjeç dhe Adis Shera, 22 vjeç nga Maminasi.

Ata u kapën në parkingun e një lokali në zonën e Maminasit, pranë Autostradës Tiranë-Durrës, në momentin e daljes nga automjeti i tyre tip Peugeot me targa AA 607 ER, në tentativë për të shitur lëndë eksplozive tek persona të identifikuar nga policia, për të cilët po punohet për kapjen e tyre.

Në cilësinë e provës u sekuestruan 10 kallëpe tritol, 7 kapsolla detonatore, mjeti tip Peugeot dhe dy celularë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA