Ndryshimet në Qeveri, ikin Spiropali e Vengu/ Ambasadori Ferit Hoxha në krye të Diplomacisë, deputetja e PS merr postin e Toni Gogut
Partia Demokratike ka denoncuar nëpërmjet deputetit Sherefedin Shehu udhëtimet luksoze, sipas saj, të ministrit të ri të Financave, Arben Ahmetaj.
“Një ministër që bën udhëtime të dyshimta, në fshehtësi dhe me luks marramendës. Ky është rast i pahasur më parë, as me drejtuesit e lartë shtetëror. Një fluturim “charter” kushton 40 mijë euro dhe me fluturimet e tij prej sheiku, Ahmetaj ka shpenzuar qindra mijëra euro”, deklaroi Shehu.
“Ahmetaj duhet të tregojë ku ka shkuar dhe kush ja ka paguar udhëtimet. Kush pasuri e vendit është shitur për këto udhëtime? Ky është model dhe korrupsion i përmasave të republikave të dështuara afrikane”, shtoi Shehu.
“Emërimi i Ahmetajt është ofensivë e re e Ramës ndaj financave publike, për t’i zhvatur me një dorë më të rëndë se ajo e Canit”, e mbylli fjalën e tij Shehu.
Top Channel