Ndryshon masa e sigurisë për Armando Prengën
19/02/2016 13:15
Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e sigurisë për deputetin Armando Prenga, nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitjeje”.
Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, deputeti Prenga duhet të paraqitet çdo të hënë në orën 10:00 për zbatimin e masës së re.
Ndërkohë, gjykata ka refuzuar kërkesën e deputetit për gjykim të shkurtuar.
Armando Prenga akuzohet për ngjarjet e ndodhur në qytetin e Laçit, ky dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa personave të fisit Cali, konflikti me të cilët besohet se ka nisur për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut.
Top Channel