Balla vijon takimet me Diasporën, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së flet nga Italia: Gjithmonë krenari të takohem me shqiptarë të suksesshëm “Zero kosto nga tatimpaguesit shqiptarë, charter apo jo charter. Janë të gjitha nga palët pritëse. Me të njëjtin avion ka udhëtuar Sali Berisha për në Katar dhe janë të gjitha raste zyrtare”.
Kjo deklaratë e ministrit Arben Ahmetaj në “Top Story”, për përfaqësuesit e Partisë Demokratike do të thotë pranim i akuzave.
“Ky është një rast flagrant abuzimi e korrupsioni dhe Ahmetaj e ka për detyrë të tregojë ku ka shkuar, për çfarë ka shkuar dhe kush ia ka paguar udhëtimet. Cili konçesion është dhënë, apo cila pasuri e vendit është falur pas këtyre fluturimeve me charter”, deklaroi deputeti i PD, Sherefedin Shehu.
Lufta me charter-ët ka vijuar dhe përgjigjia ka ardhur menjëherë nga Partia Socialiste. Deputeti Ervin Bushati tregoi listën e udhëtimeve me charter të ish-kryeministrit Berisha.
“Vetëm në dy vite, 2011 dhe 2012, ish-kryeministri Berisha ka udhëtuar 12 herë jashtë shtetit me avionë të posaçëm. Por, asnjëherë nuk i kemi akuzuar zyrtarët e qeverisë së atëhershme përse kanë udhëtuar në mënyrë të tillë”, deklaroi Bushati.
Pas kësaj ka reaguar dhe qeveria, nëpërmjet portalit Transparenca.al, ku ka sqaruar se në vende si Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari e Kuvajti është e njohur praktika e vendosjes në dispozicion të një fluturimi të posaçëm, shpenzimet e të cilit mbulohen nga pala pritëse.
Ndërkohë, në disa raste të veçanta, secili anëtar i delegacionit paguan biletën e avionit sipas çmimit përkatës.
Top Channel