Kamerat filmojnë rrëzimin e helikopterit

19/02/2016 00:00

Një helikopter turistësh u rrëzua në ujërat e Pearl Harbour të Hawaii-t në afërsi të memorialit Arizona dhe si pasojë e tij u plagos rëndë një 16-vjeçar.

Mediat lokale raportuan se helikopteri Bell 206 po transportonte pesë njerëz kur u përplas dhe pasagjerët u shpëtuan nga dëshmitarët okularë të ngjarjes që gjithashtu mundën të filmonin këto pamje unike të aksidentit.

Autoritetet amerikane bënë me dije se me përjashtim të adoleshentit që është në gjendje serioze, pasagjerët e tjerë të helikopterit janë jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta