Fier, pranga grabitësit të argjendarive

19/02/2016 18:55

Forcat e policisë së Fierit kanë arrestuar këtë të premte një person, nën akuzën e tentativës së grabitjes me dhunë.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Lajden Azizaj, i cili një ditë më parë kishte tentuar të vidhte një argjendari.

Pasi ka dështuar, pronari i argjendarisë, shtetasi me inicialet E.R, ka njoftuar policinë, e cila pas veprimeve proceduriale ka arritur në identifikimin e autorit dhe më vonë në prangosjen e tij.

Materialet në ngarkim të të dyshuarit i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit të Fierit për procedimin e mëtejshëm të rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA