Erdogan, ankesë Obamës: Armët tuaja po përdoren nga sirianët

19/02/2016 18:35

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan ka deklaruar se do t’i thotë presidentit amerikan Barack Obama se armë amerikane kanë ndihmuar kurdët e Sirisë, të cilët konsiderohen nga Ankaraja përgjegjës për sulmin e së mërkurës.

Erdogan tha se, nuk ka asnjë dyshim se partia kurdo-siriane PYD dhe krahu i saj i armatosur ishin mbrapa sulmit që ndodhi në kryeqytetin turk në orën e pikut dhe u mori jetën 28 personave.

Sulmi me eksploziv erdhi në një kohë kur kurdët e Sirisë kërcënojnë se do të zgjerojnë kontrollin e tyre territorial përgjatë kufirit turk.

Shtetet e Bashkuara mbështesin PYD-në në luftimet kundër Shtetit Islamik, por megjithatë ato e konsiderojnë partinë kurde në Turqi, PKK, një organizatë terroriste, edhe pse bashkëpunon me krahun e armatosur të simotrës siriane, Ushtria për Mbrojtjen e Popullit.

Mbështetja e vazhdueshme amerikane ndaj kurdëve sirianë, e ritheksuar këtë javë nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, mund të krisë marrëdhëniet mes dy vendeve anëtare të NATO-s.

Erdogan u tha gazetarëve se, “do t’i thotë Obamës përmes telefonit të shqyrtojë se si dhe ku ato armë të ofruara prej jush u përdorën”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA