Tavani i Austrisë mbi numrin ditor të azilkërkuesve që do të pranojë hyri në fuqi pavarësisht kundërshtimit të BE-së e cila e konsideron planin si të “papajtueshëm” me ligjet e bllokut.
Nga mëngjesi i sotëm tokën austriake do të lejohen ta shkelin vetëm 80 emigrantë në ditë. Përpos kësaj, Viena po kufizon edhe numrin e refugjatëve që kërkojnë të kalojnë andej tranzit për të kërkuar më pas azil në një shtet fqinj. Një mundësi të tillë do ta kenë vetëm 3 200 vetë. “Sapo kuotat në të dy rastet të arrihen, kufiri do të mbyllet”, i tha AFP-së zëdhënësi i policisë, Fritz Grundnig.
Paralajmërimi i mëhershëm për këto masa, i shoqëruar me kontrolle të ashpra në 12 pikat kufitare në jug të vendit, ngjalli reagimin e menjëhershëm të bllokut. Në një letër drejtuar qeverisë austriake, zyrtari më i lartë i BE-së për Emigracionin, Dimitris Avramopoulos, i kujtoi Vienës se ka një detyrim ligjor që të pranojë çdo kërkesë për azil të paraqitur në territorin apo kufirin e saj.
Planin austriak për të kufizuar numrin e përditshëm të azilkërkuesve ai e përshkroi si të paligjshëm me argumentin se ai bie ndesh me BE-në dhe me ligjin ndërkombëtar.
Top Channel