Të rrezikuar nga treni, asnjë roje në kalimet e zonave të banuara

18/02/2016 00:00

Në mbikalimin e ligjshëm në fshatin Boriç të Malësisë së Madhe, ku kalon dhe treni i mallrave në drejtim të Malit të Zi, nuk ka as roje e as sinjalistikë. Kjo e bën tepër të rrezikshëm kalimin, si për qindra këmbësore, ashtu dhe për automjetet.

“Rroje nuk ka dhe asnjë sinjalistikë, janë dy gjëra kryesore”, thotë një banor.

“Këtu kalojnë fëmijë, bagëti, ska mbikalime, ato duhet të jenë për njerëzit. Hekurudha duhet të ketë roje”, thotë një tjetër.

Ndërkohë, ajo që bie në sy në këtë zonë është dhe papërgjegjshmëria e banorëve, pasi të rritur e të vegjël e përdorin linjën hekurudhore si rrugë këmbësore. “

Si ky mbikalim, pa roje janë të 8 kalimet e ligjshme në zonën e Shkodrës, ndërkohë që pikat e vendrojeve që qëndrojnë bosh prej vitesh kanë nisur degradimin. Një problem më vete është dhe ndërtimi i mbikalimeve të paligjshme ku çdo lagje e re apo banesë ka ndërtuar mbikalim mbi linjën hekurudhore, duke u bërë kështu burim aksidentesh.

Top Channel