
Takimi prezantues i projekteve të USAID-it për rritjen e eficencës së administratës tatimore, i shërbeu kryeministrit Edi Rama që të komentojë tërthorazi dhe shkurtimisht mosdekretimin e dy ministrave të rinj.
“Dua t’ju shpreh gjithë mbështetjen time, të qeverisë dhe të ministrit të padekretuar të Financave për të gjithë punën e përbashkët që do të nisë së shpejti”, mbylli fjalën e tij në takim me sipërmarrësit shefi i Qeverisë.
Me pjesën “ministrin e padekretuar të Financave” kryeministri iu referua vendimit të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, i cili një ditë më parë vendosi të dekretojë shkarkimin e Shkëlqim Canit dhe të Arben Ahmetajt, por jo dekretimin e këtij të fundit në krye të Financave dhe të Milva Ekonomit në krye të Ekonomisë.
Top Channel