Ngrohja globale, janari thyen rekordin për temperaturat e larta

18/02/2016 00:00

Agjencia hapësinore e “Nasa” e ka cilësuar janarin e këtij viti si muajin më të ngrohtë që ka thyer njëherësh edhe rekordin.

Temperaturat në muajin janar anë e mbanë globit ishin 1.13 gradë celcius sipër mesatares që kjo periudhë viti ka pasur, ndërsa ishte 1 gradë celcius mbi mesataren e shekullit të 20.

Ky është muaji i katërt që temperaturat globale janë mbi nivelet e përcaktuara në koferencën e klimës në Paris, ku liderët botërorë u angazhuan maksimalisht për të mbajtur situatën klimaterike nën kontroll.

Fenomeni “El Nino” është ai që ka shkaktuar rekordin e temperaturave, thatësirave dhe përmbytjeve. Sipas Qendrës Botërore Metereologjike kulmi i tij ka kaluar, por Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëron se impaktet e tij humanitare do të ndihen në muajt e ardhshëm.

“El Nino” që ndodh çdo 3-5 vjet shkakton temperatura të larta, thatësirë ekstreme në disa zona të globit, ndërsa në të tjera reshje të mëdha shiu.

Ekspozimin më të madh ndaj faktoreve të motit nga “El Nino” e ka Afrika e Jugut dhe Amerika Latine, ku sipas raporteve të OKB-së 100 milionë njerëz po përballen me mungesen e ushqimit, ujit dhe virusit Zika. Ndërsa, pjesa tjetër e botës do të vijojë të përjetojë temperatura më të larta sesa normalja.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta