“Mamaja ime vuan nga ankthi për shkak të akuzave ndaj saj”, dëshmia e vajzës së Brigitte Macron në gjyq: Ngacmohet çdo javë online për gjininë e saj
Policia e kryeqytetit rus, Moskë, ka evakuuar personat në disa qendra të mëdha tregtare, pas një serie telefonatash anonime që kërcënonin për bomba të vendosura në to. Lajmi është publikuar nga disa medie lokale, të cilat kanë cituar burime të sigurisë.
Departamenti i shitjeve të “GUM”, një vend turistik tepër i frekuentuar në “Sheshin e Kuq” të Moskës, është boshatisur prej orësh tashmë prej një kërcënimi për bombë, siç raportojnë burime të policisë për agjencitë ruse të lajmeve “TASS” dhe “Interfax”. Ata janë në pritje të qenve antieksploziv si dhe ekspertëve për asgjësimin e bombave, të mbërrijnë në vendngjarje.
Mbi 10 mijë persona janë evakuuar nga disa qendra tregtare në qendër dhe në periferi të kryeqytetit rus, tha një tjetër burim për “TASS”.
Alarmet për bomba përmes telefonatave anonime u dhanë për 9 qendra tregtare “Auchan”, të cilat janë evakuuar të gjitha si masë paraprake.
Përdorues të rrjeteve sociale, ndërkaq, kanë publikuar foto të momenteve të evakuimit të njerëzve nga “Mega Belaya Dacha” dhe “Mega Khimki”, dy rrjete të fuqishme të shpërndarjes së mallrave tregtarë. Ashtu sikurse janë evakuuar edhe qendrat tregtare “Gagarinsky” në Jugperëndim dhe “Kuntsevo Plaza” në Perëndim të kryeqytetit.
Ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare mbi këtë çështje. Shërbimet e forcave speciale dhe policisë janë duke verifikuar raportimet për një alarm për bombë edhe në ndërtesën e Administratës Presidenciale të Rusisë, të ndodhur në rrugën “Ilyinka” të Moskës.
Top Channel