Fjalimi i ish kryeministrit Berisha në seancën plenare ka krijuar tension në sallë me deputetët socialistë. Berisha akuzoi kryeministrit Edi Rama, se po fsheh marrjen e tre mijë muxhahedinëve, dhe Kerry erdhi në Shqipëri për ta falenderuar.
Por kanë reaguar deputetët e majtë, duke nisur kështu dhe një radhë batutash në Kuvend.
Berisha: Vendim nga një psikopat. Po si mund të marrësh 3 mijë muxhahedinë dhe nuk i thua një fjalë këtu.
Balla: O kryetari i seancës.
Berisha: Ça seance, seancën e kam unë tani këtu dhe po ndërhyre më…. Të lutem shumë… nxirre jashtë, vagabond.
Idrizi: Ju lutem mbani qetësi dhe ruani etikën
Balla: Po po thotë psikopat… të ruajë etikën.
Berisha: Çfarë etike mo?! Kërkoni etikë?! I konsideroni larva qytetarët! E bëtë njëherë me armët kimike, ngritët Shqipërinë në këmbë kundra, tani me muhaxhedinët. Turp!
Beqaj: Boll ore boll!
Berisha: Pusho ti hajdut tashi!
Topalli-Beqajt: Ti mos ndërhy ti!
Beqaj-Topallit: Po mbroni një kriminel këtu
Berisha-Beqajt: Ti je një, të them atë që je publikisht se them dot se nuk më shkon këtu. Kush je ti, ti e di mirë.
Beqaj: Vazhdo… vazhdo…
Berisha- Majkos: Po çfarë e çon Peleshin të shkojë të bëjë avokatin e Maznikut, zv.kryetarit të bashkisë?! Po se vjedh me të. Po ke qenë kryeministër.. më thuaj ti, ndodhte të shkonte zv.kryeministri yt të mbronte zv. Kryetarin e bashkisë. Kurrë!
Peleshi: Ndodhte ndodhte.
Berisha: Po ndodh kur mbush xhepat e ke të drejtë.
Top Channel